Webinari i parë mbi Barazinë Gjinore dhe Ndryshimet Klimatike

16.7.2021 

Më shumë se 100 pjesëmarrës morën pjesë në uebinarin e sotëm të Barazisë Gjinore dhe ndryshimeve klimatike, të organizuar në kuadër të projektit “Përmes lenteve gjinore”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetit Gjinor për Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Moldavisë, mbështetur nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim. OJQ, shoqata dhe organizata nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Republika e Moldavisë zgjeruan njohuritë e tyre midis lidhjes që kanë barazia gjinore, veprimet transformuese gjinore dhe reagimet ndaj ndryshimit të klimës si dhe diskutuan qasjen ndaj mbikëqyrjes të Buxhetit të Përgjegjshëm Gjinor në financimin e veprimeve të ndryshimeve klimatike.

Eventi u hap nga Drejtoresha e Projektit Marija Risteska dhe Irena Ivanova, Task Manager në Delegacionin e BE në Maqedoninë e Veriut. Risteska u shpreh se barazia gjinore në sektorin e ndryshimeve klimatike nuk ka shumë hulumtime, veçanërisht roli i OShC-ve në këtë sektor, dhe se ky Webinar duhet të përdoret për të rritur dialogun në këtë drejtim dhe të nxjerrë në pah nevojat dhe pasojat e ndryshme që klima gjinore u imponon gjinive. Në fjalimin e saj hyrës, Ivanova theksoi se kjo qasje rajonale duhet të sjellë rezultate në krijimin e ideve dhe qasjeve të reja ku përbërësi i barazisë gjinore të përfshihet në projektin e ardhshëm të mbështetur nga BE. Ajo gjithashtu shtoi se gratë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e ndryshimeve klimatike dhe zbutjen e klimës duke pasur parasysh që në sistemin ekzistues në rajon, gratë luajnë rolin e parë edukues për fëmijët e tyre të cilët mund të ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e vlerave.

Visnja Bacanovic si folëse e parë i prezantoi pjesëmarrësit me çështjet gjinore dhe ndryshimet klimatike, të tilla si: bujqësia dhe përdorimi i tokës, vendimmarrja, subvencionet dhe puna e papaguar të cilat prodhojnë pabarazi dhe se përgjigjet transformuese duhet të vijnë nga autoritetet përkatëse. Ajo gjithashtu iu referua analizave gjinore, monitorimit të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) dhe advokimit si mjete për të kapërcyer boshllëqet ekzistuese. Ajo theksoi se marrëveshja e gjelbër feministe dhe rritja e eko-feminizmit është gjithashtu një zgjidhje për këto fenomene. Jana Angelovska drejtoi politikat e reagimit ndaj ndryshimeve klimatike dhe Marrëveshjen e Gjelbër dhe i’u prezantoi pjesëmarrësve të pranishëm me Protokollin e Kiotos, Marrëveshjen e Parisit, si dhe me sfidat aktuale me të cilat përballet Maqedonia e Veriut në drejtim të përmbushjes së premtimeve ndërkombëtare. Mihallaq Qirjo, Drejtor i Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri, ishte folësi i rradhës i cili iu referua dy hulumtimeve mbi menaxhimin e ujërave dhe biodiversitetit. Në strategjinë Kombëtare të Biodiversitetit që nga viti 2015, hulumtimi i tyre tregon një Gjuhë të Verbër në gjini dhe parashikime, gjë që nuk është vihet re në Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore, ku përmirësimi duket qartë. Kjo është bërë përmes shqyrtimit dhe monitorimit të fjalëve. Pikat kryesore të Z. Qirjo vinin thelbin te nevoja e një përfaqësimi më të lartë të grave në dialogun e politikave, krahas rritjes së mundësive për t’u angazhuar, qasjes në burimet financiare dhe përmirësimit të produktivitetit. Emina Veljović nga qendra Aarhus nga Bosnja dhe Hercegovina, si folëse e fundit, paraqiti rastin e lumit Kruščica ku aktivizmi feminist ishte vendimtar për ndërtimin e një hidrocentrali në lumin përkatës dhe ruajtjen e mjedisit. Ajo theksoi se përpjekjet tani janë drejtuar te ndryshimet ligjore të qëndrueshme dhe konkrete që do të sigurojnë rregulla të rrepta në parandalimin e ndërtimit në zonat e mbrojtura.

Në përmbyllje, një forum diskutimi u moderua nga Ljupka Trajanovska, hulumtuese në CRPM, gjatë të cilit pjesëmarrësit diskutuan mbi rolin e shoqërisë civile në monitorimin e financimit të ndryshimeve klimatike, ndjekjen e mënyrave të financimit të ndryshimeve klimatike për të kontribuar në pabarazi të mëdha ose të vogla, kompetencat e nevojshme që OSHC-të duhet të kenë në këtë aspekt dhe sfidat që kemi për monitorim të suksesshëm nga perspektiva gjinore.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list