Tryeze Rajonale Diskutimi "Statusi i Grave Sipërmarrëse në Ballkanin Perëndimor”

11.1.2022 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Gruas në Shqipëri organizuan aktivitetin rajonal: “Statusi i Grave Sipërmarrëse në Ballkanin Perëndimor”

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit: “Ajo drejton”, mbështetur nga Qeveria Hollandeze dhe për Shqipërinë zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim. Në këtë tryezë diskutimi moren pjesë përfaqësuese të rrjeteve kombëtare të grave sipërmarrëse nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga znj. Maja Handjiska Trendafilova, Shefe e Departamentit të Programimit, pranë Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit dhe znj. Aida Lahi, nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri.

Në këtë aktivitet u ndanë eksperienca nga Znj. Lina Tsalampasi, Sekretare e Përgjithshme e Platformës së Grave Sipërmarrëse, Presidente e Shoqatës së Grave Sipërmarrëse në Greqi dhe Koordinatore për Koalicionin e Grave në Ballkan.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list