Dita botërore e punës së denjë - Paga e Jetesës

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”në kuadër të ditës botërore të Punës së Denjë ka organizuar sot një tryezë diskutimi “Paga e Jetesës. Sa të ardhura mujore i nevojiten një punëtori për të jetuar denjësisht” me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të disa institucioneve dhe shoqërisë civile.

Gjatë këtij aktiviteti u diskutua mbi punën e denjë dhe nevojën për promovimin dhe mbështetjen e përmirësimit të kushteve të punës në industrinë tekstile dhe të veshjeve. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte edhe prezantimi i Raportit “Standarti i pagës bazë në Evropë – Paga e Jetesës’, raport ky i hartuar nga Rrjeti “Clean Clothes Campaign”, studim në të cilin u përfshi edhe Shqipëria. Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar linkun: 

https://gadc.org.al/media/files/upload/CCC_EuropeFloorWage_report_WEB_ALB.pdf 

Në këtë takim virtual mori pjesë edhe znj. Erinda Ballanca, drejtuese e Institucionit të Avokatit të Popullit, ku ndër të tjera foli edhe për “Raportin për Standardin e Minimumit Jetik në Shqipëri” të hartuar nga institucioni, raport i cili po konsultohet nga publiku përpara se të kalojë në kuvend.

Gjithashtu në takim mori pjesë edhe znj. Eda Beqiri nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve  Shoqërore ku ndër të tjera theksoi punën e ndërsjelltë mes GADC dhe ISHPSHSH për raportimet e mbërritura në numrin pa pagesë 08001818 dhe ndjekjen e tyre nga ana institucionale.  

Pjesë e takimit ishte edhe znj. Ermira Mitrushi, nga CLR e cila solli në vëmendje çështje të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe boshllëqeve që ka sektori fason sa i përket mjekëve të kompanisë apo edhe këshillave operativë të sigurisë.

Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillimi prej vitesh punon në terren por edhe me studime dhe analiza sa i përket grave dhe vajzave që punojnë në fabrikat e prodhimit tekstil dhe të këpucëve dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center, momentalisht kemi në proces gjyqësor duke ju dhënë ndihmë ligjore falas 7 raste të raportuara pranë GADC.

Takime të tilla do të vijojnë, sepse tema mbi pagën e jetesës dhe të jetuarit denjësisht duhet të marrin gjithmonë e më shumë vëmendje.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list