Fillon seria e trajnimeve dhe fushatat informuese me gratë punëtore në fasoneri

Kemi nisur serinë e trajnimeve informuese mbi të drejtat e punonjëseve në fasoneri. Trajnimi i parë u zhvillua në datë 25.09.2021 ku gratë u njohën me të drejtat në vendin e punës si: të paturit një kontratë pune në përputhje me ligjin, lejen e lindjes, sigurimet, sigurinë dhe shëndetin në punë, etj.

Gjithashu, grave iu shpërnda broshura me numrin pa pagesë 08001818 dhe u inkurajuan që në çdo rast diskriminimi apo keqtrajtimi në vendin e punës të kontaktojnë tek ky numër, i cili ruan anonimatin e tyre dhe ofron asistencë e ndihmë ligjore.


Falenderojme per mbeshtetjen Olof Palme International Center - Albania Programme Olof Palme International Center Embassy of Sweden in Tirana

#punëedenjë #mbrotëdrejtatepunëtoreve #mbrotëdrejtategrave #decentwork #defendworkersrights #defendwomensrights

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list