Nga Mirela Arqimandriti

Gjuha seksuale e urrejtjes është një fenomen i përditshëm, me të cilën përballen shumë gra në politikë e vendimmarrje. Kjo është një çështje që i ka mbajtur gratë e vajzat larg nga politika dhe sapo ka filluar të trajtohet në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht. Është koha që gjuha seksiste e urrejtjes të luftohet me mjete juridike dhe veprime për të luftuar stereotipat gjinorë, mentalitetin dhe qendrimet misogjiniste (misogjinist - një person që nuk i pëlqen, i përbuz ose paragjykon fuqishëm gratë).

Gjuha seksuale e urrejtjes lidhet me shprehjet që përhapin, nxisin, promovojnë ose justifikojnë urrejtjen bazuar në seks.

Gratë që morën poste ministrore, që në momentin që Kryeministri Rama shpalli Qeverinë e Re, janë veçanërisht të shënjestruara nga gjuha seksuale e urrejtjes. Bashkë me to kuptohet që ashtu ndihet çdo grua dhe vajzë e ciltdo krah politik ose apolitike, si një objektiv i mundshëm që mund të përballet me gjuhën e urrejtjes seksiste online dhe/apo offline.

Këta që “pështyjnë” me gjuhën seksiste të urrejtjes përfitojnë nga disponueshmëria e platformave sociale dhe automatikisht kontribuojnë në rritjen e shfaqjeve të gjuhës seksiste të urrejtjes në shoqëri, komunitet e familje dhe rritjen e dhunës ndaj grave e vajzave.

Është koha që kjo çështje të trajtohet urgjentisht dhe me prioritet duke parë përdorimin e mundshëm të standardeve dhe hartuar politika e ligje për luftimin e stereotipeve gjinore. Njerëzit që flasin me këtë gjuhë duhet të dënohen nga shoqëria dhe nga ligji.

Gjuha e urrejtjes nga politikanë që do të përfaqësojnë popullin shqiptar në Kuvendin e Ri të Shqipërisë si dhe heshtja e një klase të tërë politike apo marrja e “likes” nga ndjekësit qofshin gra ose burra, është tregues që duhet të shqetësojë një shoqëri të tërë.

Nëse këta politikanë nuk gjejnë në bagazhin e tyre kulturor apo arsimor fjalë të tjera apo mënyrë tjetër për të shprehur shqetësimin e tyre për menaxhimin e vendit atëherë nuk meritojnë asnjë votë gruaje apo vajze që u ka besuar përfaqësimin.

Gjuha e urrejtjes online dhe offline si dhe misogjinia është një kërcënim i drejtpërdrejtë për pjesëmarrjen politike të grave, e cila për fat të keq është rritur në mënyrë dramatike sa më shumë gra ngjiten në karrierën politike dhe ka një efekt rrëqethës në ambicien dhe mundësinë e grave për të qenë politikisht aktive. Kjo lloj gjuhe përdoret që gratë të heqin dorë nga pjesëmarrja në politikë e vendimmarrje. Ndaj, siguria e grave në mediat online apo tjetër duhet të garantohet për të mbështetur përparimin demokratik dhe për të përmirësuar barazinë gjinore në jetën publike në Shqipëri.

Suksese në karrierën politike të gjitha grave ministre të Qeverisë Rama 3.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list