Activities
Njoftim për organizatat e interesuara të bëhen pjesë e Kodit të Standardeve

Rikujtojmë të gjitha organizatat e interesuara të bëhen pjesë e Kodit të Standardeve për organizatat jofitimprurëse mbi procesin e anëtarësimit.
Më shumë informacion gjeni në linkun https://bit.ly/2XglFeC Shprehjet e interesit mund të dërgohen në adresën [email protected]
Kodi i Standardeve prezanton një mekanizëm vetërregullues për sektorin, duke synuar të përmirësojë efektivitetin e punës së organizatave jofitimprurëse, mirëqeverisjen, transparencën dhe llogaridhënien.
Kodi është një tërësi parimesh dhe angazhimesh mbi mënyrën se si organizatat zhvillojnë veprimtarinë e tyre, si ato qeverisen, manaxhojnë burimet, janë transparente dhe llogaridhënëse me të gjithë grupet e interesit, si ndërtojnë marrëdhëniet me mbështetësit dhe donatorët, si manaxhojnë konfliktin e interesave, etj.
Për më shumë informacion mbi nismën e Kodit të Standardeve klikoni këtu https://bit.ly/3du14ss
GADC
Research and Papers
