Activities
Takim online - Buxhetimi Gjinor në kohën e pandemisë COVID-19
11 maj 2021, Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim", organizoi takimin online mbi buxhetimin gjinor në kohën e pandemisë Covid-19. Aktiviteti është organizuar në kuadër të projektit "Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetit Gjinor në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavinë" mbështetur nga Agjencia Austriake e Zhvillimit dhe SIDA.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, përfaqësues të qeverisë qendrore dhe lokale, përfaqësues të shoqërisë civile, përfshirë organizatat e të drejtave të grave. Diskutimi u përqendrua në gjetjet dhe rekomandimet nga analiza gjinore e buxhetit të shtetit të vitit 2020, përgjigja ndaj pandemisë Covid-19, bazuar në parimet kombëtare dhe ndërkombëtare të barazisë gjinore të miratuara nga Shqipëria.
Rekomandimet u bazuan në gjetjet për zbatimin e vazhdueshëm të masave të Qeverisë Shqiptare për emergjencat dhe rindertimin nga tërmeti 2019 dhe pandemia Covid-19 duke marrë në konsideratë të lartë nevojat praktike dhe strategjike të grave dhe vajzave dhe parimet e barazise gjinore.
GADC
Research and Papers
