Activities
Tryezë Diskutimi - Gjyqtarët në luftën kundër dhunës ndaj grave e vajzave Shqiptare
Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillim" ka organizuar ne date 25.5.2021 Tryezen e Diskutimit “Gjyqtarët në Luftën kundër Dhunës ndaj Grave e Vajzave Shqiptare.”
Gjatë këtyre viteve një vëmendje e veçantë i është kushtuar përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe rolit të anëtarëve të Mekanizmit te Koordinuar te Referimit (MKR) siç parashikohet në vendimin nr. 334, datë 17.2.2011 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij.”
Në MKR një rol mjaft të rëndësishëm luajnë përfaqësuesit e gjykatave të rrethit gjyqësor, ndaj ishte i domosdoshëm ky takim midis përfaqësuesve të gjyqësorit dhe ekspertëve kundër dhunës me bazë gjinore për të saktësuar dhe detajuar detyrimet dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.
GADC do te pergatise nje buletin informativ ne kuader te ketij takimi (i cili eshte i pari ne serine e disa takimeve per kete vit) me te gjitha gjetjet dhe sygjerimet e dala nga diskutimet dhe do ta shperndaje gjeresisht prane gjykatave si edhe organizatave te shoqerise civile.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Sigurimi i ekspertizës teknike për qeverinë dhe OSHC-të për zhvillimin, buxhetimin, zbatimin dhe monitorimin e masave për adresimin e dhunës ndaj grave në Strategjinë e re për Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit dhe zbatohet në kuadër të programit “Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë” - kundër dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Projekti financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga UN Women Albania
EU Neighbourhood & Enlargement
#changingmindstoEVAW
Klikoni këtu për të ndjekur aktivitetin
GADC
Research and Papers
