Markat e njohura duhet të paguajnë çmimin e plotë të konfeksionit.

Pse fokusohemi te paga e jetesës?

Blerësi duhet të paguajë çmimin e plotë të një rrobe, çmim ky që përfshin pagën me të cilën punëtori të mund të përballojë jetesën.

Kjo është logjike dhe objekt debati të gjerë politik mes aktorëve kryesorë në industrinë globale të tekstilit dhe veshjeve sportive. Edhe pse e drejta për pagë jetese është e drejtë njerëzore, pagat e punëtorëve janë shumë larg pagës së jetesës. Studimet më të fundit konfirmojnë sërish hendekun e madh ndërmjet pagave të jetesës dhe shpërblimit aktual të punëtorëve.

Në fakt, ndërkohë që hendeku ndërmjet rrogave aktuale të punëtorëve dhe pagës së jetesës pritet të jetë më i madh në vendet e prodhimit të tekstileve në Evropë sesa në Azi, niveli i përgjithshëm i formimit të sindikatave priret të jetë më i ulët në Evropë sesa në Azi, sidomos në industrinë e veshjeve.

E drejta e njeriut për pagën e jetesës është kodifikuar prej institucioneve të OKB-së dhe institucioneve evropiane.

Lexoni Policy Paper për më shumë detaje duke klikuar këtu

Klikoni këtu për tu konsultuar me broshurën

Ndalohet kopjimi dhe përdorimi i materialit pa leje nga GADC, për detaje të mëtejshme na shkruani nëgadc@gadc.org.al

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list