Paga dysheme Evropiane

Të fitosh një pagë jetese është një e drejtë njerëzore, por punëtorët e veshjeve në Evropë përpiqen shumë që të sigurojnë jetesën me pagat e tyre aktuale. Clean Clothes Campaign (CCC) ka zhvilluar një pikë referimi për pagat e jetesës në vendet evropiane që pasqyron realitetin e prodhimit të veshjeve në Evropë.

Pse të përqendrohesh te paga e jetesës?

Blerësit duhet të paguajnë çmimin e plotë për prodhimin e një veshje. Kjo përfshin një pagë me të cilën mund të jetojnë punëtorët që prodhojnë produktet. Të fitosh një pagë jetese është një e drejtë e njeriut, por pagat e punëtorëve të prodhimit të veshjeve në Evropë janë shumë poshtë kufirit të varfërisë.

Në fakt, hendeku midis pagave aktuale dhe pagës së jetesës është shpesh më i madh në vendet evropiane të prodhimit sesa në vendet aziatike. Markat përfitojnë nga fakti që shumica e njerëzve nuk janë në dijeni të këtij fakti. Konsumatorëve u ofrohet siguri e rreme sa i përket kushteve të mira dhe të drejta kur produktet "prodhohen në Evropë".

Por, për sa kanë nevojë punëtorët për të jetuar?

Kostot e jetesës ndryshojnë për çdo vend. CCC ka zhvilluar një pikë referimi ndërkufitare për 15 vende evropiane të prodhimit të veshjeve. Infografika tregon se sa përqind të pagës së jetesës mbulon paga minimale e ligjshme për çdo vend. Shifra e parë për çdo vend është vlerësimi i pagës së jetesës bazë ndërkufitare, shifra e dytë është paga minimale e ligjshme.

Pse duhet që paga e jetesës të jetë një koncept rajonal?

Në përcaktimin e standardeve të përshtatshme për pagat e jetesës në Evropë, duhet parë përtej kufijve kombëtarë. Një koncept që synon të vendosë punëtorët në qendër duhet të marrë në konsideratë modelin global të biznesit të modës së prodhimit në masë. Dinamika e fuqizimit në zinxhirët e furnizimit global favorizon markat dhe shitësit me pakicë. Ndërkohë që markat dhe shitësit me pakicë marrin rolin e përcaktuesve të çmimeve, janë furnitorët ata që duhet të pranojnë çmimet e ofruara prej tyre.

Markat dhe shitësit me pakicë kontrollojnë mënyrën e shpërndarjes së vlerës përgjatë zinxhirit të furnizimit, si dhe se ku dhe kur do të bëhet prodhimi. Për shkak të fuqisë që markat ushtrojnë mbi furnizuesin e tyre përmes praktikave të tyre të blerjes, ata kanë një përgjegjësi të gjerë ndaj punëtorëve të furnizuesve të tyre. Kjo është arsyeja pse markat dhe shitësit me pakicë quhen punëdhënës kryesorë.

Lexoni Raportin duke klikuar këtu

Modeli global i biznesit të prodhimit në masë kërkon një politikë që lufton konkurrencën e zhvendosjes midis vendeve ose rajoneve. Nëse është më lirë që të prodhohet diku tjetër markat do të largohen në atë drejtim dhe qeveritë do të mbajnë paga minimale ligjore të ulëta për të nxitur markat që të prodhojnë në vendet e tyre. Me një qasje ndërkufitare, rrjeti CCC po sfidon kërcënimin e vazhdueshëm të zhvendosjes dhe parandalimin e konkurrencës rreth pagave.

Me pagën dysheme të Evropës qëllimi është vendosja e një niveli dysheme ndërmjet dhe brenda vendeve evropiane që prodhojnë veshje. Kjo nuk do të thotë që Paga Dysheme e Evropës është vlerësimi i vetëm i mundshëm për një pagë jetese. Përkundrazi: standardet ndërkufitare dhe kombëtare të pagave të jetesës plotësojnë njëra-tjetrën. Ky standard është një vlerësim i cili paraqet një bazë për negociata dhe mund të përshtatet nga sindikatat dhe OJQ-të në punën për të arritur paga më të larta për punëtorët në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

 

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list