Tryezë e Rrumbullakët - “Të drejtat e grave punonjëse në fabrikat “fason”, COVID- 19 dhe perspektiva për vitin 2021”

19.1.2021 Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”(GADC) ka organizuar Tryezën Kombëtare të Diskutimit: “Të drejtat e grave punonjëse në fabrikat “fason”, Covid 19 dhe perspektiva për vitin 2021”

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Të drejtat e grave në tregun e punës” projekt i cili realizohet me mbështetjen e Qeverisë Suedeze përmes organizatës suedeze Olof Palme International Center me pjesemarrjen e mbi 90 personave online ne platformeen ZOOM dhe perfaqesuesve te Qeverise dhe grupeve te interesit. 

Në këtë tryezë u diskutua puna e GADC-së për ndërgjegjësimin e grave punonjëse në sektorin e fasonerisë në lidhje me të drejtat e tyre të mishëruara në Kushtetutën e Shqipërisë, Kodin e punës dhe Ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë. Të drejtat si kontrata e punës, ngarkesë pune e kontrolluar, pagë të denjë dhe jo në kushtet e presionit psikologjik, punë në kushte shëndeti dhe sigurie të plotë siç e kërkon ligji.


Në këtë tryezë gjithashtu u diskutua në lidhje me impaktin që pandemia COVID-19 ka shkaktuar gjatë periudhës së mbylljes dhe në muajt në vazhdim në kompanitë fason.


Qendrueshmëria dhe siguria e vendit të punës të grave dhe vajzave, mirëqënia ekonomike, dhe perspektiva për vitin 2021 ishin çështjet e tjera që u trajtuan nga aktorë të ndryshëm përfshirë, përfaqësues të Qeverisë, biznesit “fason”, pëfaqësues nga Parlamenti i Shqipërisë, institucionet publike si Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, donatorë që operojnë në Shqipëri dhe organizata të shoqërisë civile.


Diskutimi do të fokusohet në rekomandime se si mund të kontribuohet për ti paraprirë dhe për t’ju përgjigjur krizës aktuale dhe nevojave të së ardhmes për punësim të denjë. 

Rezultatet e sondazheve qe GADC ka zhvilluar ne muajin shtator dhe nentor, konkluzionet dhe rekomandimet e tryezes se sotme do te publikohen se shpejti dhe do te shperndahen me grupet e interesit dhe pjesemarresit. 

Ky takim u pershendet nga Znj. Elsa Håstad, Ambasadore e Suedise ne Shqiperi dhe ne nje lidhje direkte nga Z. Johan Schmid, Menaxher Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Olof Palme International Centre. 

Klikoni ketu per te lexur Buletinin Informativ te aktivitetit. 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list