Thirrje per projekte

THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE TË VOGLA

PSE KJO THIRRJE?

Projekti rajonal “Rritja e qasjes së grave në punësim” synon të adresojë mosaktivizimin e grave në tregun e punës dhe diskriminimin që vazhdon të jetë prezent në Kosovë dhe Shqipëri. Ky projekt është një partneritet në mes të Institutit Demokraci për Zhvillim, D4D (Kosovë) dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, GADC (Shqipëri), i cili implementohet falë përkrahjes së Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë. Objektivi kryesor i projektit ështe rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës përmes avokimit të synuar në përpjekjen për të zvogëluar diskriminimin gjinor, promovimin e punës së denjë dhe zbatimin e strategjive miqësore gjinore që përmirëson pjesëmarrjen e grave në tregun e  punës.

Përgjatë projektit do të ofrohen në total 40 grante të vogla, përgjatë periudhës 32 muajore në Shqipëri dhe në Kosovë. Në vitin e parë të projektit, u dhanë 5 (pesë) grante për organizatat dhe grupet e grave në Shqipëri. Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2020 u dhanë 4 (katër) grante dhe gjatë 6 mujorit të dytë të vitit 2020, përmes kësaj thirrje do të jepen 11 (njëmbëdhjetë) grante të tjera. Qëllimi i këtyre granteve është avokimi për rritjen e qasjes së grave në tregun e punës në nivelin lokal. Organizatatat/institucionet e përzgjedhura, do të perfitojnë po ashtu edhe prej programit të mentorimit përgjatë vitit.

KUSH MUND TË APLIKOJË?

1.       OJQ-të dhe grupet e grave në nivel lokal dhe shoqatat me përvojë në adresimin e qasjes së grave në tregun e punës.

2.       Grupimet e grave (formale dhe jo-formale) që adresojnë qasjen e  grave në tregun e punës në nivel komunitar.

3.       Organizata ose subjekte të drejtuara nga gratë vullnetare.

Projektet/nismat e pranueshme për financimin e granteve përfshijnë, por që nuk kufizohen vetëm në këto çështje janë si më poshtë:

1.       Avokimi në nivel lokal për ndryshime të caktuara të rregulloreve që rrisin drejtpërsëdrejti ose tërthorazi qasjen e grave në tregun e punës.

2.       Lehtësimi i bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe shoqatave të sipërmarrësve të udhëhequra nga gratë dhe/ose ndërmarrjeve sociale të grave, kooperativat, shoqatat e zejtarëve etj.

3.       Forcimi i kapaciteteve të grave të tjera përmes ofrimit të informacioneve për trajnimet, nismat për ngritjen e kapaciteteve dhe shkathtësive të tjera të punës.

4.       Lehtësimi i qasjes në informacione dhe burime të tjera.

5.       Partneritetet që përfshijnë anëtarë të autoriteteve vendimarrëse (psh. Këshillat Bashkiakë) dhe gratë në nivel lokal.

Shënim: Aplikimi duhet të përputhet me kriteret e caktuara në thirrje për të vazhduar në fazën e vlerësimit. Aplikimi që nuk respekton rregullat e thirrjes, do të refuzohet.
 

Vendi dhe kohëzgjarja e propozuar: Aktivitetet duhet të organizohen në Shqipëri. Aktivitetet duhet të zbatohen brenda periudhës prej maksimum 2 (dy) muajve prej datës që nënshkruhet kontrata ( data e parashikuar është 1 Shtator 2020).

KRITERET E VLERËSIMIT

Të gjithë pjesëmarrësit do të vlerësohen mbi mundësinë e projektit për të pasur një ndikim të prekshëm në rritjen e qasjes të grave në tregun e punës në nivel lokal. Secili projekt do të vlerësohet në bazë të kritereve të mëposhtme të përzgjedhjes:

1.       Qasja teknike

  • Relevanca e nevojave dhe çështjeve të adresuara.
  • Kualiteti i aktiviteteve të propozuara.
  • Akvitetet e orientuara drejt rezultateve.

2.       Kapacitetet organizative/grupeve

  • Kapacitetet organizuese dhe administrative
  • Përvoja relevante dhe rezultatet në fushat e ngjashme;

3.       Propozimi i kostos/shpenzimeve

  • Buxheti i shfrytëzuar në mënyrë efektive

DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOHEN

1)      Një propozim i shkurtër i projektit, që përshkruan qëllimet dhe objektivat kryesore të projektit dhe rezultatet përfundimtare;
2)      Një buxhet i propozuar që do të përdoret në mënyrë efektive në përputhje me objektivat dhe objektivat / rezultatet e projektit.
3)      Dokumentet ligjore që sigurojnë regjistrimin e organizatës (në rastin e OJQ-së);
4)      Nëse është relevante, dëshm e eksperiencave të mëparshme në aktivitetet relevante.
 

NIVELET E FINANCIMIT
Organizatat e grave/grupimet janë të ftuar të aplikojnë për një grant prej 1,650 euro. Ju lutem vini re se mbështetja financiare e kërkuar nuk duhet të tejkalojë shumën maksimale të grantit. Shpenzimet administrative nuk duhet të kalojnë 5% të shumës së përgjithshme, dhe pagat e personelit nuk duhet të tejkalojnë 20 % të shumës së maksimale të grantit. Sugjerohet që buxheti të paraqitet në Lekë, sepse po keshtu do të bëhët transferta e kësteve të projektin në llogarinë e organizatës tuaj.


DATAT E APLIKIMIT

Data e fundit për aplikim është 24 gusht 2020, ora 17.00. Data e njoftimit për organizatat / subjektet e përzgjedhura është 27 gusht 2020.  Aplikimet që kërkojnë sqarime ose kanë nevojë për dokumentin e aplikimit dhe informacion shtesë në lidhje me thirrjen për propozime, ftohen t'i dërgojnë me e-mail në: gadc@gadc.org.al
 

Projekti “Rritja e qasjes së grave në punësim”, është partneritet në mes të Institutit Demokraci për Zhvillim, D4D (Kosovë) dhe Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (Shqipëri).  Projekti zbatohet falë përkrahjes së Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë.

Thirrja per aplikim-converted PDF DOCUMENT

Opinions and
Suggestions

Here you will find feedback from GADC, various suggestions as well as opinions

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

Donors

Full list