Activities
Tryeze Diskutimi - Elbasan “Funksionimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit gjatë 2020!
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) ka organizuar sot nje Tryeze te Rrumbullaket me Mekanizmin e Koordinuar te Referimit prane Bashkise Elbasan.
“Funksionimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR) gjatë 2020! Gjetje dhe sfida në zbatim të objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare të barazisë Gjinore dhe Planit të Veprimit 2016-2020”
Ndërkohë që po finalizohet Strategjia e re Kombëtare, diskutuam mbi gjetjet e monitorimit një vjeçar (2020) të GADC mbi funksionimin e MKR-së pranë kësaj bashkie, analizuam sfidat që hasin anëtarët në veçanti dhe mekanizmi në përgjithësi, duke përpiluar edhe rekomandime të vlefshme për vijueshmërinë e punës.
Ky takim u organizua në kuadër të projektit “Sigurimi i ekspertizës teknike për qeverinë dhe OSHC-të për zhvillimin, buxhetimin, zbatimin dhe monitorimin e masave për adresimin e dhunës ndaj grave në Strategjinë e re për Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit" dhe zbatohet në kuadër të programit“Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë” - kundër dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.
Ky projekt financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga UN Women Albania
EU Neighbourhood & Enlargement
#changingmindstoEVAW