Tryeze Diskutimi - Berat “Funksionimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit gjatë 2020!

30.3.2021 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) ka organizuar sot online një Tryezë të Rrumbullakët me Anëtarët e Ekipit Teknik Ndërdisiplinar pranë Mekanizmit të Koordinuar të Referimit Bashkia Berat. 

“Funksionimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR) gjatë 2020! Gjetje dhe sfida në zbatim të objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare të barazisë Gjinore dhe Planit të Veprimit 2016-2020”

Ndërkohë që po përpilohet Strategjia e re Kombëtare, diskutuam mbi gjetjet e monitorimit një vjeçar (2020) të GADC mbi funksionimin e MKR-së pranë kësaj bashkie, analizuam sfidat që hasin anëtarët në veçanti dhe mekanizmi në përgjithësi, duke përpiluar edhe rekomandime të vlefshme për vijueshmërinë e punës.

Ky takim u organizua në kuadër të projektit “Sigurimi i ekspertizës teknike për qeverinë dhe OSHC-të për zhvillimin, buxhetimin, zbatimin dhe monitorimin e masave për adresimin e dhunës ndaj grave në Strategjinë e re për Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit dhe zbatohet në kuadër të programit “Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë” - kundër dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Ky projekt financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga UN Women Albania. 

EU Neighbourhood & Enlargement
#changingmindstoEVAW

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list