Tryezë diskutimi Sarandë - Niveli i zbatimit të objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit 2016-2020

Dhjetor 2020 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në bashkëpunim me bashkinë Sarandë organizoi tryezën e diskutimit me temë “Funksionimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR)! Gjetje dhe sfida në zbatim të objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit 2016-2020” 

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i gjetjeve paraprake të monitorimit të MKR-së pranë bashkisë Sarandë, sfidat dhe rekomandimet e secilit prej anëtarëve të Ekipit Teknik Ndërdisiplinar në menaxhimin e rasteve të dhunë ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje. 

Referuar periudhes janar - nëntor 2020, janë realizuar në nivel të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në bashkinë Sarandë:

  • 6 mbledhje të Grupit Teknik Ndërsektorial; 
  • 4 viktima të dhunës në familje kanë përfituar bonusin e qerasë; 
  • 3 janë rastet e dhunës në familje të trajtuara nga MKR; 
  • 1 rast eshte referuar pranë Qëndrës Kombëtare për Viktimat e Dhunës  në Familje Kamëz; 


Ky takim organizohet në kuadër të projektit “Sigurimi i ekspertizës teknike për qeverinë dhe OSHC-të për zhvillimin, buxhetimin, zbatimin dhe monitorimin e masave për adresimin e dhunës ndaj grave në Strategjinë e re për Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit” i cili zbatohet në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe që po zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë.

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list