Tryezë diskutimi Pogradec - Niveli i zbatimit të objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit 2016-2020

Dhjetor 2020 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në bashkëpunim me bashkinë Pogradec organizoi tryezën e diskutimit me temë “Funksionimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR)! Gjetje dhe sfida në zbatim të objektivit të 3-të të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit 2016-2020” 

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i gjetjeve paraprake të monitorimit të MKR-së pranë bashkisë Pogradec, sfidat dhe rekomandimet e secilit prej anëtarëve të Ekipit Teknik Ndërdisiplinar në menaxhimin e rasteve të dhunë ndaj grave dhe vajzave dhe dhunës në familje. 

Referuar periudhes janar - nëntor 2020, janë realizuar në nivel të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në bashkinë Pogradec:

  • 9 mbledhje të Grupit Teknik Ndërsektorial; 
  • 17 grupe aktivitetesh me natyrë ndërgjegjësuese dhe rritje kapacitetesh gjatë vitit dhe fushatave kombëtare kundër dhunës; 
  • 27 janë rastet e dhunës në familje të trajtuara nga MKR; 
  • Në Maj të vitit 2020 u nënshkrua nga Kryetari i Bashkisë z.Xhakolli, Karta Europiane për Barazi Gjinore. Nënshkrimi i kësaj karte është një hap i rëndësishëm në angazhimin që Bashkia e Pogradecit do të ndërmarrë në fushën e Barazisë Gjinore në nivel lokal në vitet e ardhshme.

 

Ky takim organizohet në kuadër të projektit “Sigurimi i ekspertizës teknike për qeverinë dhe OSHC-të për zhvillimin, buxhetimin, zbatimin dhe monitorimin e masave për adresimin e dhunës ndaj grave në Strategjinë e re për Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit” i cili zbatohet në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe që po zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë.

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list