Konferenca Kombetare POP

22.12.2020  Konferenca Kombëtare: Pjesëmarrja dhe Përgjegjësia e Shoqërisë Civile në Proceset e Qeverisjes Vendore

Në datë 22.12.2020 në orën 10:00 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim në partneritet me anëtarët e Rrjetit Përballja e Ofertave Politike POP, e me mbështetjen e Qeverisë Suedeze përmes Olof Palme Center dhe National Endwoment for Democracy organizuan Konferencën Kombëtare “Pjesëmarrja dhe Përgjegjësia e Shoqërisë Civile në Proceset e Qeverisjes Vendore.” Ky aktivitet u zhvillua pranë Hotel Rogner si edhe me pjesëmarrjen e 140 personave online nga 9 bashki të vendit.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen eksperiencat e bashkëpunimit të organizatave anëtare të POP me bashkitë që kanë qenë nën monitorim: Tiranë, Durrës, Kukës, Pukë, Vlorë, Fier, Kamëz, Pogradec, Shkodër. Si edhe diskutime në lidhje me punën e bashkive përsa i përket plotësimit të prioriteteve të komunitetit të përpiluara në Kontratata Sociale dhe të monitoruara prej dy vitesh.

Ndër të tjera në këtë konferencë u diskutua edhe për:

  • Ndikimin e metodologjisë së POP në proceset demokratike vendore.
  • Sfidat e hasura gjatë punës së organizatave anëtare.
  • Shkëmbimin e eksperiencave midis të bashkive.
  • Procesin e buxhetimit me pjesëmarrje.
  • Angazhimin e kryetarëve të bashkive për të vazhduar bashkëpunimin dhe përparuar demokracinë lokale dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe OSHC-të.  
  • Impaktin e COVID-19 dhe çështje të tjera në jetën lokale.

Në takim morën pjesë kryetarë dhe nënkryetarë të nëntë bashkive nën monitorimin e rrjetit POP, pjesëmarrje këto në vend apo online. Në sallën Antigonea - Rogner, kishim kënaqësinë të kishim prezentë Znj. Romina Kuko, Zv. Ministre e Brendshme që mbulon qeverisjen vendore. Znj. Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkodër, Znj. Florian Tahiri nën kryetar i bashkisë Durrës dhe në lidhje online Z. Z. Johan Schmid, Shef për Evropën Juglindore, The Olof Palme International Center.  

Disa nga konkluzionet e nxjerra në përfundim të konferencës ishin:

  • POP është një platformë asnjanjëse dhe si i tillë ky projekt ka qenë i suksesshëm në demokracinë vendore duke angazhuar shoqërinë civile dhe komunitetin;
  • Vetë rrjeti POP është I përbërë nga organizata lokale dhe ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të këtyre organizatave;
  • POP është I hapur për bashkëpunim me organizata të tjera të shoqërisë civile, qoftë në bashkitë egzistuese apo edhe në bashki të reja për të ndjekur të njëjtën metodologji;
  • Rrjeti bën të mundur ndarjen e eksperiencave mes bashkive të ndryshme, nën monitorimin e Kontratave Sociale, bashki këto që I kanë firmosur apo nuk I kanë firmosur ato;
  • POP ka kontribuar që komuniteti të marrë informacion që pjesëmarrja e tyre publike është një domosdoshmëri në procesin e vendimmarrjes së qeverisë vendore;
  • POP ka një partner shumë të rëndësishëm që është vetë komuniteti I këtyre bashkive dhe rrjeti shërben si përçues zëri dhe urë lidhëse mes tyre dhe përfaqësuesve të qeverisjes vendore.
  • Nga 6 Kontrata të firmosura, presim që në fillim të vitit 2021 të kemi firmosur edhe 3 të tjerat me angazhimin e bashkisë Shkodër, Kukës dhe Pukë

 

 

 

 

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list