Forumi FREJA, edicioni i 14

16.11.2020 Në datat 13 - 15 nëntor 2020, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, në bashkëpunim meFreja Forum Foundation ka organizuar për herë të dytë në Tiranë, Forumin FREJA. Këtë vit Forumi i 14-të i Freja për shkak të pandemisë COVID-19, u organizua online.

Fondacioni FREJA Forum ka për qëllim të promovojë organizatat e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, Turqi dhe në Bashkimin Evropian për të forcuar rolin dhe punën e tyre për të qenë një aktor i rëndësishëm dhe efikas në shoqërinë civile, bazuar në vlerat e demokracisë dhe mundësive të barabarta. Forumi FREJA është një bashkëpunim midis OShC-ve në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Suedi dhe Turqi mbështetur nga organizatat në Kosovë dhe Mal të Zi.


Forumi startoi në datë 13.11.2020 në një lidhje direkte me Fondacionin Freja nga Salla e Këshillit Bashkia Tiranë dhe vijoi në dy ditët pasuese online.

Pandemia COVID-19 është një kujtesë e fortë se sfidat tona më kritike janë transnacionale dhe mund të trajtohen vetëm përmes veprimeve të koordinuara.

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list