Rritja e qasjes së grave në punësim në Vlorë

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) Shqipëri dhe “Demokraci për Zhvillim” (D4D) Kosovë po implemetojnë Projektin rajonal “Rritja e qasjes së grave në punësim” i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë.

Për këtë arsye, një prej përfitueseve të këtij projekti "Qendra për Zhvillim dhe Promovim Social" Vlorë kanë organizuar disa aktivitete: 

4 takime informuese dhe advokuese me përfaqësues të institucioneve në qytetin e Vlorës. Takimet u zhvilluan me përfaqësues/drejtues të Zyrës Rajonale të Punësimit, Vlorë, me përfaqësues të Qendrës së Formimit Profesional, Vlorë, me përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimeve Sociale-Bashkia Vlorë; dhe përfaqësues të Qendrës Vatra, Vlorë. Gjatë këtyre takimeve u shkëmbye informacion lidhur me situatën e papunësisë së grave dhe vajzave në qytetin e Vlorës, legjislacionin përkatës, institucionet vendore dhe qendrore që duhet të kontribuojnë në përmirësimin e situatës, si edhe mbi referimet e mëtejshme të grave dhe vajzave pranë QZHPS, të cilat kanë nevojë të shtojnë informacionin dhe reagimin e tyre.

6 sesione informuese dhe ndërgjegjësuese me studente të ciklit të studimeve Bachelor dhe Master, të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Gjatë këtyre sesioneve, u informuan 56 gra dhe vajza. Ato u informuan në lidhje me të drejtat në tregun e punës, mundësitë reale dhe ekszistuese për punësim, qasjen ndaj punësimit, etj.

4 sesione trajnimi me 16 gra dhe vajza, studente pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë. Tematika e moduleve të trajnimit ishte e lidhur me të drejtat e grave dhe vajzave në tregun e punës si dhe me aftësimin e tyre për të njohur veten në mënyrë që të bënin një zgjedhje të mirëmenduar dhe më qëndrueshme në kohë përsa i takon punësimit të tyre. Trajnimi u fokusua në çështje të tilla si legjislacioni në fushën e marrëdhënieve të punës, eksplorimi i kompetencave individuale, eksplorimi i botës së punës, zhvillimi i një plani individual punësimi, përgatitja e një CV, përgatitja për intervistat e punës etj.

 

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list