Shteti duhet të gjendet pranë grave dhe burrave punëtorë të Rafinerisë së Ballshit.

24.10.2020 Nga Mirela Arqimandriti - Qeveria Shqiptare duhet të ndërhyjë për të zgjidhur të gjitha çështjet e ngritura nga gratë dhe burrat naftëtarë, në cilësinë e administratorit të pasurive publike dhe garantues i funksionimit të sistemeve publike apo private në Shqipëri, detyrë e fituar me votë në Zgjedhjet Parlamentare 2017. Detyra themelore e shtetit në raport me ekonominë e cdo vendi është krijimi dhe mbarëvajtja e funksionimit të platformës ligjore dhe institucionale mbi të cilën zhvillohet aktiviteti ekonomik. Po ashtu shteti është garantuesi i zbatimit të Kushtetutës së Shqipërisë dhe dokumentave kombëtare e ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri.


Në Ballsh, është e qartë që ka shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Gra e burra që kanë pas vehtes familje me pesha të ndryshme social - ekonomike kanë të drejtë të përfitojnë atë që sistemi shqiptar i drejtësisë e ka dhënë me vendim gjykate të formës së prerë. Këto gra e burra kanë të drejtë mbi pasuritë e paluajtshme të shoqerise aksionere ku kanë punuar me vite të tëra, por qartazi kuptohet që asetet e kesaj shoqerie janë të pagarantuara dhe të pambrojtura.

 

Klikoni linkun për të lexuar më shumë. 

 

 

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list