Prezantimi i Projektit: “Rritja e Përfaqësimit të Gruas në Politikë e Vendimmarrje”

Tiranë, më 10 shkurt, 2015 – Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (QAGJZH), prezanton projektin “Rritja e Përfaqësimit të Gruas në Politikë e Vendimmarrje”. Projekti do të realizohet gjatë vitit 2015 me mbështetjen e organizatës suedeze “The Olof Palme International Center” dhe financim të Qeverisë së Suedisë.


Ky projekt do të zbatohet në 20 bashki të Shqipërisë dhe do të përfshijë rreth 100 gra e vajza nga këto bashki. Projekti do të zbatohet në disa faza duke përfshirë periudhën para, gjatë e pas zgjedhore në lidhje me zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.


Në datën 8 Mars 2015 projekti do të hapë portalin online www.AjoGaron.com që do të menaxhohet nga QAGJZH. Ky portal do u japë mundësi të gjithë qytetarëve që dëshërojnë të sugjerojnë e prezantojnë gra ose vajza si kandidate të mundshme të ardhshme për të drejtuar Shqipërinë në nivel lokal apo qendror.


Aktualisht përfaqësimi i gruas në politikë e vendimmarrje në Shqipëri është në nivele të ulta, duke lënë kështu gjysmën e popullsisë të papërfaqësuar sic duhet. 111 burra kundrejt 29 grave në Parlament, 231 gra kundrejt 1017 burrave në këshillat bashkiakë, sjellin një përfaqësim prej 32% më pak gra në politikë e vendimarrje.


QAGJZH është një organizatë jopartiake, joqeveritare, jofitimprurëse e cila është themeluar në vitin 1994, e që atëherë nuk ka rreshtur punën në mbrojtje të të drejtave të grave e vajzave shqiptare e për promovimin e barazisë gjnore. Per te gjithe ata qe nuk kane degjuar me pare per punen qe QAGJZH ka realizuar ne vite per promovimin e grave e vajzave ne politike me poshte jepen disa nga projektet e menaxhuaar me sukses ne vite. keshtu, per 4 vjet (2007- 2011) ne partneritet me organizaten Austriake "Horizont 3000" dhe MInistrine e Punes e Ceshtjeve Sociale mbeshtetur nga Ministra e Jashtme Austriake QAGJZH ka realizuar me sukses projektin "Barazi ne Qeverisje". Gjithashtu gjate vitit 2004 - 2006 Qendra Aleanca Gjinore ne bashkepunim me Agjencine e Zhvillimit Austriak kane zhvilluar me sukses projektin: "Rritja e perfaqesimit te grave e te rinjve ne forumet politike", duke sjelle emra te rinj grash e vajzash te cilat jane sot pjese e politikes se niveleve te larta ne Shqiperi.


Ne vitin 2011 me mbeshtetjen e OSBE ne Tirane QAGJZH trajnoi, me nje skuader te mrekullueshem trajneresh e me module bashkekohore, 330 gra e vajza kandidate per anetare te keshillave bashkiake.


Ne zgjedhjet e vitit 2013 QAGJZH pjese e Koalicionit per Zgjedhje te Lira e te Ndershme, monitoroi ne baze te parimeve statistikore dhe ne baze te parimeve te barazise gjinore e respektit per pakicat e per personat me aftesi te kufizuar 350 qendra votimi ne Tirane.

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list