Inagurimi i fermës së dhive Pukë

10.10.2017 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim përuroi sot, fermën e dhive për gratë e fshatit Luf, të bashkisë Pukë, ne kuadrin e projektin më te ri dhe sfidues: “Fuqizimi i Grave ne Shqiperi per te Siguruar Shanse te Barabarta”. Ky projekt është dedikuar për fuqizmin e grave në Puke dhe  financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Sllovene. 

Për zbatimin e ketij projekti GADC po punon ne partneritet me organizaten Sllovene “Forumi per Zhvillim te Barabarte” (Forum za enakopraven razvoj – FER 

Ne ceremonine e hapjes se fermes moren pjese: Ambasadorja e Sllovenisë në Shqipëri ( Embassy of Slovenia in Tirana ) znj. Lea Stančič, Kryetari i Bashkisë Pukë z.Gjon Gjonaj per Puken znj. Ana Kalin dhe znj. Darja Sekula nga organizata “Forumi për shance të barabarta” (Forum za enakopraven razvoj - FER) znj. Mirela Arqimandriti, drejtore ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, punonjës të Bashkisë Pukë, personalite të ndryshme nga institucione në Pukë, gra e burra nga Njësia Administrative Luf e Qerret, përfaqësues të shoqërisë civile, media biznesi etj.

Ferma iu dhurua një grupi grash dhe qëllimi kryesor është rritja e fermës nga 20 dhi në 100 dhi në vitin e parë të jetës së saj e për ta dyfishuar numrin në vitin e dytë. Kjo fermë do të shërbejë për të fuqizuar gratë pjesëmarrëse dhe rritur bashkëpunimin midis tyre. Ferma do të jetë e qendrueshme e do ti shërbejë një numri të madh grash me qëllim replikimin në fshatra të tjerë. Ky projekt u bë realitet në sajë të ndihmës dhe mbështetjes së bashkisë Pukë dhe sidomos kryetarit të saj.

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list