Takim me gratë në Sukth dhe Katund i Ri, Durrës

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” ka vijuar me takimet e grave në nevojë dhe njëkohësisht të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri. Qëllimi i këtyre takimeve ka të bëjë më ndërtimin e një database për të ndjekur nevojat socio-ekonomike të grave në njësitë Sukth dhe Katund i Ri.

Gjatë takimeve u diskutua mbi situatën post-tërmet dhe problematikat e hasura në familjet dhe zonat e tyre të banimit. Takime të tilla do të vijojnë të organizohen nga GADC për të evidentuar vështirësitë me të cilat përballen gratë dhe fëmijet që vijnë nga shtresa të ndryshme shoqërore në këto njësi. 

Këto takime zhvillohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve në njësitë administrative  Sukth dhe Katund i Ri në Bashkinë Durrës mbi aksionet që merren për rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019-të”. Projekti mbështetet nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri AWEN dhe financohet nga Ambasada Suedeze në Shqipëri.  

 

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list