Ndërtimi i kapaciteteve në Sukth dhe Katund i Ri mbi rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019-të

Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" ka organizuar dy trajnime me stafet e njësive te vetqeverisjes vendore Sukth dhe Katund i Ri për të diskutuar mbi menaxhimin e situatës post-tërmet në rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntor 2019-të në këto njësi.

Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte diskutimi rreth emergjencave civile dhe fatkeqësive natyrore në vendin tonë, legjislacioni egzistues dhe vkm-të e nxjerra në emergjence. Me rendesi ishte identifikimi i problematikave dhe kontradiktave, procedurat e realizuara për të prekurit nga tërmeti si dhe si dhe mënyrën sesi po kryhet monitorimi i granteve të rindërtimit për familjet përfituese në këto njësi.

GADC do të vijojë të monitorojë instituticionet të cilat merren drejtpërdrejt me programet e fondit të rindërtimit.

Këto trajnime zhvillohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri në Bashkinë Durrës mbi aksionet që merren për rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019-të”.

Projekti mbështetet nga AWEN-Albanian Women Empowerment Network dhe financohet Embassy of Sweden in Tirana

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list