Trajnim "Hyrje në Buxhetimin e Përgjigjshëm Gjinor"

24-26 qershor 2020

Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim" organizoi një trajnimi online tre-ditor me temë "Hyrje në Buxhetimin e Përgjigjshëm Gjinor" në kuadër të projektit "Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit Gjinor në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi" mbështetur nga Agjensia Austriake për Zhvillim dhe SIDA

Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve për zbatimin e metodave të BPGJ për të bërë të mundur, nga të gjithë pjesëmarrësit përftimin e njohurive dhe aftësive bazë për zbatimin e parimeve te BPGJ.

Gjatë këtyre tre ditëve, 28 OJQ nga 7 vende të ndryshme dhe 47 pjesëmarrës, përmes ekspertëve të fushës, u njohën me koncepte shumë të rëndësishme si:
- Konceptet gjinore; 
- Statistikat gjinore; 
- Treguesit gjinorë; 
- Integrimi gjinor; 
- Analiza gjinore; 
- Metodologji për Buxhetimin e Përgjigjshëm Gjinor; 
- Ciklet e buxhetit dhe Avokatisë.

Më tej pjesëmarrësit do të pasurojnë njohuritë e tyre e shkëmbejnë eksperienca për të ndërvepruar në të ardhmen si një rrjet përsa i përket vlerësimit të iniciativave të barabarta gjinore, monitorimit të shpenzimeve buxhetore nga perspektiva gjinore në vend dhe rajon.

Opinions and
Suggestions

Open letter in regards to the handling of the case of Ms. Nazime Visha

Read more

GADC
Publications

GADC has prepared and published numerous publications on gender equality related issues.

GADC
Library

Search now for a title

Donors

Full list